Për vitin 2021, bashkia Gjirokastër ka akorduar mbi 50 milionë lekë per zhvillimin e zonave rurale.Projektet infrastrukturore në shumë sektor, po bëjnë që banorë të këtyre zonave të marrin inisiativa private për të zhvilluar turizmin familjar. Antigonea ,Krina ,Tranoshishta, Saraqinishta, etj ,janë një thesar më vete për zonën e Gjirokastrës.Vlerat e patjetërsueshme të objekteve monumentale, pasurisë natyrore , banorëve, të cilët punojnë me përkushtim për të ruajtuar gjithmonë traditën .
“ Të 6 njësitë administrative ,janë të pasura me resurse të trashëgimisë kulturore .Dihet tashmë ,që përveç turizmit kulturor e atij historik, është edhe ai gastronomik . Këtë e gjejmë tek të fshatrat e këtyre njësive . Meritë të veçantë kanë edhe komunitetet e ketyre zonave , të cilët kanë ditur ti ruajnë dhe ti kenë të aksesueshme .Në shumë prej këtyre destinacioneve, ne kemi sinjalistikë këmbësore .Po kështu, në dy manastiret, siç është ai i Cepos dhe i fshatit Saraqinisht, i kemi mirëmbajtur dhe kemi bërë projekte për rrugën që të çon atje” thotë nënkryetari i bashkisë Ylli Muho
Bashkia e Gjirokastrës ka ndërhyrë dhe po vijon punën edhe në zonat më të thella për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e këtyre aseteve