Vetëm 10 kilometra larg qendrës së Shkodrës, Zogaj njihet prej shekujsh për peshkimin, bimët medicinale, natyrën e bukur dhe veçanërisht për klimën kurative që ka.
Në këto ditë të nxehta vere Zogaj po frekuentohet shumë nga turistet vendas por edhe të huaj
“Jam nga Belgjika dhe vij për herë të parë në Shqipëri. Në Belgjik diskutojnë shumë rreth Shqipërisë dhe vendeve të bukura që ka”, tha një turiste.
Çezair Qotaj banorë i vjetër i këtij fshati tregon se klima e kësaj zone është e veçantë dhe kurative
Investimet në infrastrukturë që pritet të fillojnë së shpejti siç është rikonstruksioni i segmentit nga Shiroka deri në pikën kufitare me ikjen në Malin e Zi pritet ti japin një zhvillim më të madh kësaj zone.
/RTSH/