Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e Shefit të Shtabit të Përbashkët, CQ Brown, oficerin më të lartë në vend, si pjesë e një ndryshimi të madh të lidershipit të lartë ushtarak.
Gjithashtu Trumo dëboi pesë admiralë dhe gjeneralë të tjerë në një lëkundje të paprecedentë të udhëheqjes ushtarake amerikane.
Trump tha në një postim në Truth Social se ai do të emëronte ish-gjeneral-lejtnant Dan "Razin" Caine për të pasuar Brown, duke thyer traditën duke tërhequr dikë nga pensioni për herë të parë për t'u bërë oficeri i lartë ushtarak.
“Dua të falënderoj gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për shërbimin e tij mbi 40 vjet në vendin tonë,” postoi Trump në rrjetet sociale.
Gjenerali Brown ishte oficeri i dytë me ngjyrë që mbajti këtë post, i cili po ashtu këshillon presidentin dhe sekretarin e mbrojtjes për sigurinë kombëtare.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka thënë më parë se gjenerali Brown duhet të shkarkohet për shkak të fokusit të tij “të zgjuar” në diversitetin, barazinë dhe programet e përfshirjes në ushtri.
Më vonë, Hegseth njoftoi shkarkimin e dy oficerëve të lartë të tjerë: Shefit të Operacioneve Detare Adm Lisa Franchetti dhe Zëvendës Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore Gjeneral Jim Slife. Adm Franchetti ishte gruaja e parë që drejtoi Marinën e SHBA.
/rtsh.al/