RTSH 24 Live

Aktualitet

Trofetë e fituara nga Manchester City ekspozohen në Kryeministri

17/04/2024

Trofetë e fituara nga Manchester City ekspozohen në Kryeministri

Në Kryeministri do të ekspozohen për të gjithë qytetarët trofetë e fituara  nga  Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023. Të gjithë sportdashësit dhe tifozët do të mund të shikojnë trofetë nga ora 13:00 deri në orën 19:00 në hollin e Kryeministrisë.

Trofetë e fituara nga Manchester City erdhën për t’u ekspozuar në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t'i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/