RTSH 24 Live

Aktualitet

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, BE: siguria e gjyqtarëve, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit

29/04/2024

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, BE: siguria e gjyqtarëve, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. BE thotë se sulme të tilla cenojnë pavarësinë  gjyqësorit, ndërsa thekson se siguria e magjistratëve është thelbësore për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, shkruan BE.

Ditën e sotme (29 prill) KLGJ vendosi të jap mbrojtje për 6 muaj për gjyqtarin Tonin Sterkaj, ndërsa cilësuar sulmin si intimidim të drejtësisë.

Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit ndodhi më 28 prill në orët e para të mëngjesit. Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi la lëndën plasëse te dera e oborrit, u largua në këmbë përmes rrugicave.

Hetuesit thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës.

/rtsh.al/