RTSH 24 Live

Aktualitet

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, KLGJ vendos 6 muaj mbrojtje për Tonin Sterkaj

29/04/2024

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, KLGJ vendos 6 muaj mbrojtje për Tonin Sterkaj

Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka vendosur 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës Tonin Sterkaj. Mbrojtja e posaçme është miratuar me vendimin të Komisionit të Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte i papranishëm në mbledhjen e KLGJ për dhënien e mbrojtjes ndaj gjyqtarit Sterkaj.

Balla u bëri thirrje të gjithëve të heqin dorë nga intimidimet në të gjitha mënyrat ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve e prokurorëve, ndërsa kërkoi nga policia të zbardhë ngjarjen dhe të rikthejë besimin e qytetarëve te policia.

“Policia e di detyrën e saj dhe mezi pres që nga momenti në moment raportimet e grupit të posaçëm ku shpresoj që në vijim të kemi rezultate konkrete. Kjo na duhet shumë që të japim një mesazh ndaj gjithkujt që mundohet të intimidojë sistemin e drejtësisë në këtë vend. I bëj thirrje kujtdo të heq dorë nga këto intimidime dhe na duhet më shumë mbështetje ndaj magjistratëve që ta kryejnë detyrën e tyre të pandikuar. Të bëjmë më shumë për të garantuar më shumë siguri ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Balla.

Vendimi për mbrojtjen erdhi një ditë pas sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër. Vetë gjyqtari Sterkaj deklaroi se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa hetuesit dyshojnë se ngjarja të ketë lidhje me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës.

Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi la lëndën plasëse te dera e oborrit, u largua në këmbë përmes rrugicave.

Kjo ngjarje e ndodhur më 28 prill, u dënua edhe nga KLGJ duke e cilësuar si sulm ndaj drejtësisë dhe intimidim të saj.

/rtsh.al/