RTSH 24 Live

Aktualitet

Tri automjete përfshihen në aksident, një person në gjendje të rëndë

9 orë para

Tri automjete përfshihen në aksident, një person në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja bën me dije se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

/rtsh.al/