RTSH 24 Live

Teknologji

Trenat do ofrojnë suita për të fjetur për pasagjerët! Shërbimi nis në Austri në 2023

10/09/2022

Trenat do ofrojnë suita për të fjetur për pasagjerët! Shërbimi nis në Austri në 2023

Trenat janë fokusuar në gjeneratën e së ardhmes duke krijuar sa më shumë komoditet për pasagjerët. Hekurudha kombëtare austriake ka zbuluar sfidën e saj të re ku do të krijojë tren për pasagjerët me dhoma të mirëfillta gjumi, duke krijuar kushtet e një dhome hoteli apo edhe suite. Ky shërbim do të hyjë në funksion në verën e 2023.

Një tren NightJet do të përfshijë krevate të rehatshme, kënd për t’u ulur, ndriçim të ambientit dhe dyer të rrëshqitshme duke krijuar një gjeneratë e re trenash nate për të maksimizuar komoditetin dhe privatësinë e pasagjerëve që lëvizin nëpër Europë.

Rrugët që treni NightJets pritet të udhëtojnë janë në Vjenë, Budapest, Berlin, Milano, Romë dhe Zyrih.

Çdo tren është i aftë të transportojë 254 pasagjerë dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 230 kmh. NightJet ka premtuar se çmimet e tij do të jenë konkurruese me biletat nga 50 deri në 100 euro.

Investimi i parë do të kushtojë 700 milionë euro dhe do të nis udhëtimin në verë të 2023, ndërsa flota e plotë e trenave për udhëtim natën do të plotësohet deri në fund të 2025.

/rtsh.al/