RTSH 24 Live

Ekonomi

Tregu i pasurive, 466 mln euro për blerje banesash me kredi

10/07/2024

Tregu i pasurive, 466 mln euro për blerje banesash me kredi

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 2023 kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi duke shënuar një rekord të ri historik. Ai është 48.5 miliardë lekë, ose rreth 466 milionë euro. 

Ekspertët vërejnë se normat e intersit në monedhën lekë, janë shumë më interesante krahasuar me monedhën europiane. Kjo e favorizon dhe raportin e kredidhënies, i cili tregon se ka më shumë kredi të dhëna në monedhën shqiptare, pavarësisht se çmimet në Real Estate vazhdojnë të jenë të kuotuara në euro.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë raporton rritje të kredive me probleme për 2024, me një tregues nga 4.64% në 4.82%, që për ekspertët nuk është një rritje e madhe. 

Sipas Scan TV

/ rtsh.al /