RTSH 24 Live

Aktualitet

Tregtonin bizhuteri të sjella kontrabandë, në kërkim 28-vjeçari, në hetim e ëma e tij 50 vjeçe

2 orë para

Tregtonin bizhuteri të sjella kontrabandë, në kërkim 28-vjeçari, në hetim e ëma e tij 50 vjeçe

Izmir Bengaj, 28-vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet se shiste bizhuteri kontrabande në dy dyqane në Tiranë. Në hetim është vënë mamaja e të riut, Donika Bengaj.

50-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Ndërkohë po punohet për lokalizimin e djalit të saj.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën "Muhamet Gjollesha", dhe në një tjetër në një qendër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/