RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rritje

2 orë para

 Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rritje

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira në shtim pasdite në jug dhe reshje shiu  lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/24°C

- Zonat e ulëta     14/30°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

Kosova për dt. 22 Shtator 2024 do të ketë kthjellime dhe vranesira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C –12°C në mëngjes deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë 23 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, në mbrëmje reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    12/23°C

- Zonat e ulëta     14/28°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/