RTSH 24 Live

Aktualitet

Tregtimi i mallrave të skaduara - AKU Durrës ka sekuestruar 5 ton mallra muajt e fundit

25/04/2024

Tregtimi i mallrave të skaduara - AKU Durrës ka sekuestruar 5 ton mallra muajt e fundit

Afro 620 inspektime janë kryer vetëm në dy muajt e fundit nga drejtoria rajonale e AKU në Durrës me synim ndërgjegjësimin e operatorëve të biznesit ushqimor për respektimin e legjislacionit në lidhje me sigurinë ushqimore.

Nga kontrollet e kryera në subjekte të ndryshme janë sekuestruar afro 4.9 ton mallra ushqimorë.

Në prag të sezonit turistik pritet që të rritet aktiviteti tregtar i subjekteve të biznesit ushqimor.

Drejtori i AKU Durrës, Elton Varaku iu bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet kur hasin mallra të skaduara.

Jo më larg se dje kishim një denoncim në një mini-market, ku në bashkëpunim me Krimin Ekonomik u zbulua që kishte mall të skaduar. Morëm masa ndaj biznesit’, tha Varaku.

Në bazë të planit të hartuar, kjo drejtori kryen kontrolle periodike në gjithë zonën që mbulon qarku Durrës.

/rtsh/