RTSH 24 Live

Letërsi

Tre krijues të rinj fitues të fondit për letërsinë

12/04/2023

Tre krijues të rinj fitues të fondit për letërsinë

Enxhi Naumi me një vëllim me poezi, Alban Tufa me romanin “Ata që ishin dhe mbetën dy” dhe Andrin Kabashi nga Kosova me vëllimin me tregime “Qyteti i palume” janë fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj.

Ky ishte një fond i përvitshëm, që u krijua tre vite më parë nga Ministria e Kulturës dhe QKLL për të ndihmuar të rinjtë  e talentuar në letërsi.

Të tre veprat fituese në nivel dorëshkrimi, gjykuar nga juria e përbërë nga Liridon Mulaj si kryetar, Enkel Demi dhe Sonila Strakosha si anëtare, do të botohen respektivisht nga shtëpitë botuese; Albas, Toena dhe Onufri, me mbështetjen financiare prej 150 mijë lekësh për botimin e secilit libër nga QKLL.

/ rtsh /