RTSH 24 Live

Aktualitet

Tragjedia në Këlcyrë, Karamuço: Ishin 2 makina. Viktimat janë indianë dhe pakistanezë

02/04/2024

Tragjedia në Këlcyrë, Karamuço: Ishin 2 makina. Viktimat janë indianë dhe pakistanezë

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushit në RTSH, Karamuço u shpreh për tragjedinë e Këlcyrës se viktimat ishin indian dhe pakistanezë.

Për më tepër Karamuço theksoi se makina e aksidentuar ishte makina e dytë pasi makina e parë ishte larguar. Çdo gjë ka ndodhur për shkak të patrullimit dhe masave që ishin marrë nga policia.

”Kanë qenë dy makina, sepse grupi nuk është se ka kaluar direkt kufirin dhe kanë dal në rrugë, ata kanë dal në një pikë, një stan apo një serë që është e planifikuar si një pikë grumbullimi dhe pastaj makinat që vijnë i marrin pjesë-pjesë.

Makina e parë e cila ka ardhur nga Shkodra ka qenë një makinë po si kjo me qera dhe ka ardhur 8 orë përpara, ka marrë 4 persona dhe ka ikur dhe ajo makinë është kapur rastësisht në Kavajë. Është arrestuar shoferi janë dhe 4 persona të tjerë dhe 2 kanë indian dhe 2 pakestinez. Dhe mendohet edhe të vrarët në këtë aksident janë nga Pakistani dhe India.

Kjo ishte makina e dytë që u nis me vonese dhe mund të ishte planifikuar të vinte një makinë e tretë dhe më pas ky ka qenë  i detyruar ti merrte të gjithë madje e ka futur edhe në bagazh njërin prej tyre dhe aty ka pasur patrullë policie gjatë natës në këmbë në këtë zone”, tha Karamuço.

/rtsh.al/