RTSH 24 Live

Aktualitet

Trafik droge, prokuroria e Fierit dërgon dosjen në gjykatë për 10 persona. Kërkon arrest me burg

14 orë para

Trafik droge, prokuroria e Fierit dërgon dosjen në gjykatë për 10 persona. Kërkon arrest me burg

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjykatë 10 persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë së Fierit, në përfundim të hetimeve paraprake janë dërguar në gjyq çështjen penale me 10 të pandehur, shtetasit A.B., D.D, E.K., G.Ç., G.C., K.B., K.Ç, N.Ll., K.Q. dhe Xh.R., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, paragrafi 2, i Kodit Penal. 

10 personat ishin të përfshirë në shitjen, blerjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e Bashkisë Fier.

Në kuadër të hetimeve proaktive kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si përgjime, regjistrime në vende publike, etj, si dhe veprimeve të tjera hetimore, si kontrolle të banesave/vendeve, sekuestrime, këqyrje, ekspertime, marrje të deklarimeve të personave që kanë dijeni apo të pandehurve, etj, u arrit të provohej se të gjithë të pandehurit kanë shitur më shumë se një herë lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” ndaj të 10 personave të përfshirë, ndërsa në lidhje me faktet apo personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, është kryer ndarja e çështjes penale për të vijuar hetimet. 

/rtsh.al/