RTSH 24 Live

Kulturë

Tradita dhe punimet e dorës, zgjedhje kryesore për pajat e nuseve të reja

18 orë para

Tradita dhe punimet e dorës, zgjedhje kryesore për pajat e nuseve të reja

Punimet e dorës, të realizuara me mjeshtëri dhe përkushtim, po rikthehen si një trend për pajat e nuseve të reja. Këto punime, të cilat dikur ishin simbol i traditës dhe kulturës shqiptare, sot mbeten një pjesë e pandashme e riteve të dasmave, duke u përshtatur bukur me kohën moderne.

Qëndistarët, si Vjollca Mezini, e cila prej shumë vitesh e ushtron këtë zanat në Pazarin e Gurtë të Gjirokastrës, tregojnë se ka një rritje të interesit nga çiftet e reja për qëndisjet dhe tekstilet e punuara me dorë.

Nënat nxisin vajzat e tyre. Bëjnë paja”, tha ajo.

Pajat tradicionale përfshijnë çarçafë, mbulesa dhe peshqirë të zbukuruar me motive të ndryshme, që simbolizojnë begatinë dhe fillimin e një jete të re.

Ne mbahemi tek tradita e pajës."

Sipas artizanëve, kjo kërkesë tregon një rikthim të vlerave tradicionale, duke bërë që zanati i qëndisjes të mbetet i gjallë edhe në ditët e sotme.

/rtsh.al/