RTSH 24 Live

Sociale

Tornitori i fundit në Përmet, Adriatik Dervishi rrëfen 47 vitet e tij në këtë zanat

22/04/2024

Tornitori i fundit në Përmet, Adriatik Dervishi rrëfen 47 vitet e tij në këtë zanat

Adriatik Dervishi është tornitori që i ka mbijetuar kohës dhe po mban "gjallë" i vetëm këtë profesion për 47 vite.

Që pas përfundimit të klasës së tetë Adriatiku i kishte synimet dhe dëshirat e qarta për zanatin që do zgjidhte në të ardhmen.

Dervishi në rrëfimin e tij thotë se ju fut këtij profesioni që prej vitit 1977 duke marr mësime të vlefshme nga tornitorët  profesionistët të Përmetit. 

Adriatik Dervishi shprehet se duhet të këtë më tepër vëmendje ndaj shkollave profesionale që ky zanat të mbijetoj.

Ndërkohë tornitori i drejton një apel të rinjve. 

“Më kanë thënë shumë prindër që të sjell çunin të ma mësosh tornitor. Dëshira ime është të vijë të mësojë, por më e mira është ta dërgoni në një shkollë profesionale, që të mësojë të bëjë atë që ai do”.

Pavarësisht vështirësive që haset në përditshmëri dhe moshës së tij, Adriatik Dervishi shprehet se do ta vazhdoj këtë zanat për shumë gjatë.

RTSH