RTSH 24 Live

Politikë

Topalli ngre dyshime/ Pse 40 mijë emigrantë janë refuzuar, 25% e votave

5 orë para

Topalli ngre dyshime/ Pse 40 mijë emigrantë janë refuzuar, 25% e votave

Drejtuesja politike për diasporën e PD, Jozefina Topalli, duke u ndalur në propozimin e PD-së që emigrantët të votojnë edhe me një ID apo pasaportë të vendit ku jetojnë, u shpreh se ne kemi kërkuar që të gjendet mënyra për të dhënë mundësi gjithë Diasporës që kanë dokumente biometrike.

Në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, ajo u shpreh se “Kur e kemi diskutuar në KQZ, vetë kryetari ka thënë që kjo nuk është e pamundur por kërkohen vullnet politik.

Në fakt nuk u pranuar dhe nuk u lejua që të votojnë. Ka emigrantë, sidomos në SHBA dhe Kanada që kanë dokumente biometrik të vendeve përkatëse ku ata jetojnë por nuk kanë dokumentin shqiptar dhe nuk u lejua. Kjo më duket e padrejtë sepse duke pasur një dokument biometrik. KQZ-ja ka mundësi që të bëjë kryqëzimin e të dhënave të aplikuesëve. Dhe këto janë në shifra 200/300 mijë shqiptar. Mjafton të marrësh parasysh 40 mijë persona që kanë bërë aplikim dhe nuk është pranuar kërkesa të bënë për të dyshuar. Unë nuk kam fakte në këtë moment që të them shiko se është bërë manipulim ,por dyshoj se marzhi i gabimit mund të jetë nga 0 deri në 5 % por 40 mijë vota i bie 25%, që janë jashtëzakonisht shumë.