Teatri i Operës dhe Baletit përgjatë muajve të verës ka dhuruar shfaqje dhe emocione tek artdashësit në disa qytete të Shqipërisë. Me një program të dedikuar ku janë luajtur pjesë nga veprat simfonike e deri te muzika e filmave.
“Turi veror është përfytyruar si një tur i TOB nëpër brigjet e Shqipërisë, baleti është më para se orkestra, ka shkuar nëpër qytete të ndryshme ndërsa orkestra në Vlorë dhe në Durrës”, u shpreh
Turi veror do të vijojë edhe përgjatë muajit gushtit, ku ansambli popullor do të jehojë jo vetëm tek qytetarët shqiptar, por edhe turistët e shumtë që ndodhen në Shqipëri.
“Muaji gusht do të jetë më së shumti i ansamblit popullor i cili do ti çoj ti gjitha kulturat, doket dhe zakonet tona në të gjithë brigjet e Shqipërisë.”
Përpos turit veror, në skemën magjike të Operës do të ngjitet Sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho e cila do të interpretojë nga ariet e uverturat më të famshme nga Puccini e deri te Verdi. Koncerti Rikthimi i Dallëndyshes do të mbahet mbrëmjen e 4 gushtit.
/RTSH/