Është mbajturkëtë të hënë (27 janar) seanca në themel për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.
Jorgo Goro i pranishëm në seancë, u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar.
Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.
Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa ish kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.
Për këtë të fundit, gjykata vendosi ndarjen e çështjes.
Goro akuzohet për "shpërdorim detyre" në dy raste gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë Himarë, lidhur me tjetërsimin e pronave. Në total janë rreth 10 mijë m2 dy sipërfaqe toke të tjetërsuar.
Jorgo Goro u arrestua në mars të 2024-ës pas kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri (aktualisht i lirë).
/rtsh.al/