Brenda 12 orëve 3 qytetarë kanë humbur jetën në Shkodër, si pasojë e aksidenteve rrugore. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ka arrestuar edhe shtetasen E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë, pasi në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili më pas ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Por aksidentet me pasojë humbjet e jetës nuk janë mbyllur me kaq. Policia bëri të ditur se ka arrestuar edhe shtetasen L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet për të tre aksidentet me pasojë humbjen e jetës i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/