RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë-Tentoi të përfitonte 200 mijë euro nga një biznesmen duke u hequr si zyrtar i lartë, në pranga 42-vjeçari

19/11/2023

Tiranë-Tentoi të përfitonte 200 mijë euro nga një biznesmen duke u hequr si zyrtar i lartë, në pranga 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të përfitonte 200 000 euro nga një biznesmen, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në pranga ra shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Kamëz.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës 1 automjet dhe 1 celular, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/