RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë, të shtëna me armë zjarri pas mesnatës, plagoset 34-vjeçari, arrestohet një nga autorët

13/06/2021

Tiranë, të shtëna me armë zjarri pas mesnatës, plagoset 34-vjeçari, arrestohet një nga autorët

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnatës së kaluar në një lokal pranë rrugës “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur 34 vjeçari, Ergin Gjoni. Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes, ku u bë arrestimi në flagrancë Klajdi Shanaj, 33 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Ramandi Shanaj, 25 vjeç, pasi gjatë konfliktit kanë plagosur 34 vjeçarin. 

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”, i cili ishte palë me personin e plagosur. Sipas njoftimit të policisë, 2 vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmë rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli”, kanë plagosur Ergin Gjonin me armë zjarri në këmbë. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri  të një 34-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkëautor i ngjarjes. Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç,  për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike” Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.