RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë, gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

27/12/2020

Tiranë, gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në rrjetin social Facebook. "Djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt" shkruan ministrja. Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit" kujton zonja Xhaçka.