RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë- Dhunohet efektivi i burgjeve, Policia: Tre persona e kanë goditur dhe i kanë marrë armën e shërbimit

4 orë para

Tiranë- Dhunohet efektivi i burgjeve, Policia: Tre persona e kanë goditur dhe i kanë marrë armën e shërbimit

Një efektiv i burgut 313 është dhunuar nga tre persona mëngjesin e kësaj të shtune (28 shtator) në Tiranë. Policia njofton se ngjarja është regjistruar pranë banesës së efektivit, 36-vjeçarit me inicialet A. L., në rrugën "Tre Dëshmorët", Yzberisht.

Tre persona e kanë pritur atë sapo ka dalë nga banesa, ndërsa e kanë goditur me mjete të forta. Po ashtu, autorët i kanë marrë edhe armën e shërbimit. Policia njofton se efektivi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, teksa grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/