RTSH 24 Live

Film

TIFF, 192 filma do të shfaqen në kinema në 23-29 shtator

21/09/2023

TIFF, 192 filma do të shfaqen në kinema në 23-29 shtator

 
192 filma nga të cilët 158 filma me metrazh të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 10 skenarë, do të prezantohen gjatë edicionit të 21-të të Tirana International Film Festival.

Ai do të nisi në 23 shtator me premierën kombëtare te filmit "Kaymak" nga regjisori i mirënjohur Milcho Manchevski.

Vetë autori do të jetë prezent në Tiranë ku do të zhvillojë edhe një masterclass për të shkëmbyer eksperiencat e tij. 

"Size dosen’t matter" ( Madhësia nuk ka rëndësi ) është slogani i  edicionit të 21 të Tirana Internacional Film Festival për të cilën drejtuesi i tij Agron Domi tha se e mori indicien nga fituesi i vitit të kaluar.

Lidhur me interesin e regjisorëve shqiptarë ndaj festivalit Domi thotë se vijon të jetë një thirrje e përvitshme ndaj tyre .

Edhe në këtë edicion një vëmëndje të veçantë do tu dedikohet fëmijëvë të cilët do të kënë mundësi ti ndjekin filmat në liceun Artistik Jordan Misja sipas një programi të përcaktuar. 

Gazetare Katerina Kule

/ rtsh /