RTSH 24 Live

Sociale

Tetori Rozë, NJVKSH Gjirokastër apelon për ekzaminime të gjirit

4 orë para

Tetori Rozë, NJVKSH Gjirokastër apelon për ekzaminime të gjirit

Kemi hyrë në muajin tetor, i cili njihet ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Kreu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Edi Sinojmeri, i drejtohet popullatës femërore duke i ftuar të bëhen pjesë e Tetorit Rozë duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Doja t’i bëja thirrje të gjithave grave për tu sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar për të kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Sinojmeri.

Përgjatë gjithë këtij muaji mamografia në spitalin rajonal “Omer Nishani” do të funksionojë me orar të zgjatur.

Ndërkohë punonjëset e promocionit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor kanë nisur fushatën sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit në Gjirokastër, e cila do të vijojë gjatë gjithë tetorit.

Tetori i një viti më parë shënoi 680 ekzaminime prej të cilave 90% ishin gra dhe vajza që i nënshtroheshin mamografisë për herë të parë.

/rtsh.al/