RTSH 24 Live

Sociale

Termoizolimi i banesave, Bashkia e Korçës vijon zbatimin në lagjen 17 të qytetit

11/06/2024

Termoizolimi i banesave, Bashkia e Korçës vijon zbatimin në lagjen 17 të qytetit

Bashkia Korçë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit është duke vijuar projektin “Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit” dhe puna është shtrirë në lagjen 17 ku ka nisur termoizolimi i një pallati 5-katësh. Puna do të shtrihet më tej edhe në pallate të tjera në rrugët “Ajet Gjindolli” dhe “Insan Korça”.

Ky investim vjen si pjesë e projektit “Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit” i nisur në vitin 2022 nga Bashkia me Fondin Shqiptar të Zhvillimit e deri më tani janë termoizoluar 7 pallate. Burime në Drejtorinë e Urbanistikës bëjnë me dije se janë hartuar dhe projektet e termoizolimit edhe për 18 pallate të tjera në qytet duke përzgjedhur objekte kolektive të ndërtuara para viteve ’90 në përgjithësi të pa suvatuar ose ku nuk janë bërë ndërhyrje të jashtme për mirëmbajtjen e tyre. Objekti i radhës është një pallat 5-katësh në lagjen numër 17 të qytetit ku jetojnë rreth 15 familje. Banorët shprehen të kënaqur për këtë ndërhyrje që do të shërbejë për përmirësimin e efiçencës së energjisë.

“Jam në katin e 5 në dimër kemi pasur grasi nga kondensimet dhe tani me bërjen e kësaj pallati do të bëhet më i ngrohtë më i bukur”, tha një banor.

Punimet në këtë pallat do të zgjasin rreth 20 ditë e më pas do të vijojë ndërhyrja e në palate të tjerë në këtë lagje, përgjatë rrugëve “Ajet Gjindolli” dhe “Insan Korça”. bashkia Korçë ka aplikuar edhe për 40 pallate të tjera dhe është në pritje të fazës tjetër.

/RTSH/