RTSH 24 Live

Greqi

Tërmeti shkund Greqinë

03/03/2021

Tërmeti shkund Greqinë

Një tërmet i fuqishëm goditi sot pak para mesditës Greqinë. Sipas të dhënave të para tërmeti ishte me madhësi 6 i shkallës Rihter me epiqendër pranë Larisas, në jug të Elasonës dhe me thellësi 7.8 km.
Disa sekonda më vonë është regjistruar një tjetër lëkundje me madhësi 4.6. Dridhjet e tokës u ndjenë në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore.
Mediat greke raportojnë menjëherë pas lëkundjeve, banorët e Larisas dhe Elasonas kanë pushtuar rrugët dhe sheshet duke rendur të trembur.
Lëkundjet e tërmetit ishin tepër të forta aq sa u ndjenë edhe në mjaft qytete të Shqipërisë, përfshi edhe Tiranën. Ato zgjatën për disa sekonda duke shkaktuar alarm tek banorët, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë shkaktuar apo jo dëme në zonën përrëth epiqendrës