RTSH 24 Live

Aktualitet

Tentoi të shesë kanabisi, vihet në pranga gjirokastriti

17/04/2024

Tentoi të shesë kanabisi, vihet në pranga gjirokastriti

Policia ka vendosur në pranga një person në Vaun e Dejës pasi është kapur në tentativë për të kultivuar bimët narkotike dhe t’i shiste ato. Në aksionin e saj policia ka sekuestruar 2000 fara cannabisi.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i farave, i cili synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit është vendosur në pranga shtetasi T. (T.) M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. 

/rtsh.al/