RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme do të jetë me diell, dhe vranësira pasdite

30/04/2024

Moti - Dita e sotme do të jetë me diell, dhe vranësira pasdite

Rrymat e ngrohta subtropikale po ndikojnë pellgun e Mesdheut duke përmbyllur muajin prill me temperatura të larta .

E Martë, 30 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite duke u pasuar nga reshje lokale të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     10/23°C

- Zonat e ulëta       12/27°C

- Zonat bregdetare 14/26°C

Kosovë

Kosova për dt. 30 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C – 10°C në mëngjes deri në 19°C –20°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 01 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira u pasuar nga reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     8/19°C

- Zonat e ulëta       12/25°C

- Zonat bregdetare 14/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari