RTSH 24 Live

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, plagosen 2 persona

25/07/2024

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, plagosen 2 persona

Një konflikt mes kushërinjsh, për pak është kthyer në tragjedi në Thumanë. Sipas informacioneve të siguruara nga RTSH-ja, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Thumanë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë një konflikt mes kushërinjve që janë edhe fqinj. Dyshohet se mes tyre ka një konflikt pronësie, i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.

Dy të plagosurit kanë qëlluar drejt njëri-tjetrit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendin e ngjarjes për sqaruar rrethanat, si dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore personin apo personat e përfshirë.

"Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin. Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. 

/rtsh.al/