RTSH 24 Live

Botë

Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Xhorxhia, të paktën 4 të vdekur

04/09/2024

Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në Xhorxhia, të paktën 4 të vdekur

Të shtëna me armë janë shënuar këtë të mërkurë ( 4 shtator) në një shkollë të mesme në Xhorxhia, SHBA duke lënë të paktën 4 të vrarë dhe rreth 30 të plagosur.

Sherifi Jud Smith tha se kishte lëndime të shumta në një sulm "të keq" në shkollën e mesme Apalachee në Winder, rreth 50 milje nga Atlanta ndërsa konfirmoi se një i dyshuar ishte arrestuar dhe ishte në paraburgim.

Të gjitha shkollat ​​e mesme në rreth u mbyllën.

Shkolla e mesme Apalachee në Winder ka rreth 1,900 nxënës./CNN

/rtsh.al/