RTSH 24 Live

Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë operacionit për trafikun e emigrantëve në kufirin Shqipëri-Kosovë! Në pranga 5 sirianë dhe 1 algjerian

26/05/2023

Të shtëna me armë gjatë operacionit për trafikun e emigrantëve në kufirin Shqipëri-Kosovë! Në pranga 5 sirianë dhe 1 algjerian

Një grup i strukturuar kriminal, i përbërë nga shtetas sirianë dhe algjerianë,  që drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve është goditur nga Policia.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se janë arrestuar 5 sirianë e 1 algjerian, ndërsa gjatë operacionit për kapjen e tyre, ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Të armatosur, këta persona organizonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, ndërsa u lokalizuan nga Policia në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën. Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme (25 maj), teksa trafikantët po tentonin të kalonin territorin shqiptar, për t'u ftutur në Kosovë.

Efektivët i kanë bërë thirrje që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë. Pas kësaj, Policia bën me dije se është komunikuar me Policinë Kufitare të Kosovës, me qëllim bllokimin e kufirit në anën e Kosovës, dhe pas disa orësh ndjekje është bërë të mundur kapja dhe prangosja e 6 prej tyre, teksa 1 ëshët shpallur në kërkim

Janë arrestuar personat me inicialet A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç,  M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Ata akuzo0hen për veprat penale "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/