RTSH 24 Live

Botë

Takimi Trump-Putin, Kremlini: Kemi qenë gjithmonë pro zgjedhjes me dialog të luftës në Ukrainë

4 orë para

Takimi Trump-Putin, Kremlini: Kemi qenë gjithmonë pro zgjedhjes me dialog të luftës në Ukrainë

Kremlini njoftoi këtë të premte se mund të ketë përparim në caktimin e një takimi midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin , por kjo pasi presidenti i zgjedhur i SHBA të betohet në fund të këtij muaji. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se mirëpret faktin që Trump po demonstronte një dëshirë për të zgjidhur problemet përmes dialogut. 

"Moska ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është e hapur ndaj kontakteve me liderët ndërkombëtarë, duke përfshirë presidentin e SHBA, përfshirë Donald Trump. Dhe vetë presidenti e ka thënë vazhdimisht këtë, dhe ne e kemi thënë vazhdimisht këtë dhe nuk kërkohen parakushte për këtë”, tha ai.

"Ajo që kërkohet është një dëshirë e ndërsjellë dhe vullnet politik për të zhvilluar dialog dhe për të zgjidhur problemet ekzistuese përmes dialogut. Ne shohim se edhe zoti Trump deklaron gatishmërinë e tij për të zgjidhur problemet përmes dialogut. Ne e mirëpresim këtë”, tha më tej Peskov për gazetarët.

Reagimi i Kremlinit zyrtar, erdhi pasi një ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuar Donald Trump, tha se ishte duke u diskutuar një takim mes tij dhe Putinit, por nuk ofroi asnjë afat kohor.  Ndërkohë,forcat ukrainase kanë njoftuar se situata në Kupjanks është tepër e vështirë pasi trupat ruse po përparojnë ndjeshëm instalimit të një ure në bregun perëndimor të lumit Oskil, duke rritur presionin mbi ta në rajonin e Kharkivit. 

Trupat e Moskës po forcojnë pozicionet e tyre në disa sektorë të Ukrainës lindore dhe të hënën njoftuan se kishin pushtuar qytetin Kurakhove, në rajonin e Donetsk. Megjithatë, Kievi mohon që ky qytet i veçantë ra në duart e pushtuesve dhe pohon se luftimet në zonë janë ende të ndezura.

/rtsh.al/