RTSH 24 Live

Kosovë

Sveçla: Jankoviq mbahet në paraburgim për prishje të rendit kushtetues të Serbisë

18/04/2024

Sveçla: Jankoviq mbahet në paraburgim për prishje të rendit kushtetues të Serbisë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar në paraburgim prej 48 orësh nga autoritetet serbe, ku akuzohet për prishje të rendit kushtetues të Serbisë. Sipas tij ky vendim është pjesë e hakmarrjes së Serbisë pse Kosova u pranua në KiE.

Gajtë një konference për mediat, Svelça tha se Serbia është një shtet diktatorial që paraqet rrezik për sigurinë në rajon.

“Pas paralajmërimeve direkte të bëra nga vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në njësitin ushtarak ‘Kobra’, u pa urdhri i tij i menjëhershëm në terren. Bazuar nga informacionet që i kemi, urdhrat nga lart, pra të drejtpërdrejt të Vuçiqit, dëshmon edhe një herë së Serbia është një shtet diktatorial, e cila me udhëheqjen që ka (e cila nuk ndryshon nga koha e Millosheviqit), me politikat e saj shoviniste e diktatoriale, paraqet rrezik për sigurinë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, deklaroi Sveçla.

Sveçla bëri thirrje për lirimin e Jankoviqit, por edhe të qytetarë të tjerë, “pasi që sipas informacione të tjerë, ka edhe qytetarë që po mbahen të arrestuar”.

Më 17 prill, autoritetet në Kosovë bënë të ditur se dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës ishin ndaluar nga autoritetet serbe. Gjithashtu  në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë u ndaluan për orë të tëra qytetarët nga Kosova, mes të cilëve kishte fëmijë dhe të moshuar.

/rtsh.al/