RTSH 24 Live

Kulturë

Surpriza e fundjavës, zbuloni programin më të ri në RTSH!

26/02/2023

Surpriza e fundjavës, zbuloni programin më të ri në RTSH!

Moderatori i njohur Ermal Peçi, i bashkohet familjes së Radio Televizionit Shqiptar. Ka mjaftuar një promo që tashme lajmi te konfirmohet dhe kureshtja e publikut të marri fund. 

“Më prit në fundjavë” është programi më i ri që do të vij së shpejti në ekranin tonë, nën moderimin e Ermal Peçit.

Ndryshe nga se ishit mësuar me të vitet e fundit, Ermali ka zgjedhur të largohet nga pasditet e përditshme për t’u fokusuar vetëm në dy takime me publikun, pikërisht të shtunën e të dielën.

Me një promo ngacmuese ai ka dhënë disa sinjale për ndjekësit duke lënë të nënkuptohet se edhe gjate fundjavës s'do të mungoj energjia e tij e përhershme e as bisedat me personazhet publike dhe jo vetëm. 

“Më prit në fundjavë” nis shumë shpejt ndaj ju duhet edhe pak durim për të qënë bashkë në këtë rrugëtim televiziv.

/rtsh.al/