RTSH 24 Live

Kosovë

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit

17 orë para

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit

Një shpërthim i dyshuar nga një granatë dore ka ndodhur mbrëmë para mesnate në Zveçan, ku është sulmuar ndërtesa e Komunës. Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar.

Veton Elshani, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun, tha se granata e dyshuar e llojit M-75 ka dëmtuar ndërtesën e komunës dhe katër automjete të parkuara aty pranë.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit. Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, njofton policia.

Ky incident vjen vetëm dy ditë pas një tjetër sulmi me granatë dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan, ku gjithashtu nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/