RTSH 24 Live

Kosovë

Ish-liderët e UÇK në Hagë, Behrami: Duhet mobilizim diplomatik. Shpresat i kam te Rama, jo Kurti

10 orë para

Ish-liderët e UÇK në Hagë, Behrami: Duhet mobilizim diplomatik. Shpresat i kam te Rama, jo Kurti

Ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, analisti, Artan Behrami, ka ngritur shqetësimin se Kosova dhe Shqipëria po kalojnë një periudhë të pasivitetit politik dhe diplomatik që rrezikon proceset e drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për veprimet dhe pozitat e tyre ndaj gjykatës speciale, duke thënë se këta liderë janë të verbuar nga urrejtja personale ndaj figurave të njohura të Kosovës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe nuk po ndihmojnë në pafajësinë e tyre dhe ruajtejs së imazhit të luftës së UÇK-së.

Behrami kërkon një mobilizim të ri diplomatik dhe politik nga Kryeministri Edi Rama dhe institucionet e Kosovës për të siguruar që proceset e drejtësisë të mos bien në duar të politikës, duke rrezikuar të përdoren për interesa të huaja.

“Duhet një mobilizim i ri në Shqipëri dhe në Kosovë dhe nuk e kemi, kemi një kryeministër dhe një president që janë të verbuar nga urrejtja dhe nuk shohin interesin e Kosovës. Kanë urrejtje ndaj Hashim Thaçit, ndaj Kadri Veselit, ndaj Jakup Karsniqit. Urrejtja e tyre është më e dhe se gatishmëria për t’i ndihmuar ato. Kosova është shteti i parë që nuk ka ndihmuar të akuzuarit e saj në këtë gjykatë. Serbia ka mbrojtur kriminelë, ka mbrojtur Milloshevicin. Ne kemi një Ministre të Jashtme dhe një Presidente që kanë dërguar dokumente në gjykatën speciale, kemi një kryeministër që me pasivitetin e  tij ndihmon gjykatën speciale, pra kemi një shtet që është kundër tyre. Që ky proces të ketë sukses duhet një aktivizim diplomatik - politik i kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të Kosovës dhe shoqëri së Kosovës në mënyrë që ky proces të mos lejohet të bie në duart e politikës dhe të mos përdoret UÇK dhe Kosova si letër për të krijuara një balancë artificiale mes Serbisë që ka bërë gjenocid dhe Kosovës që ka luftuar për liri”, tha Behrami.

Artan Behrami ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo ndikohet nga politika serbe me dezinformacione dhe duke ngritur akuza të pabaza për ish liderët e UÇK-së.

“Ky proces është përballur me padrejtësi shumë të mëdha. Gjykata Speciale është ngritur me premtime krejt të tjera dhe Kosova ndihet e tradhtuar nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, pasi gjykata speciale është ndërtuar mbi premtimet se kjo do të adresojë të gjitha pretendimet e  Dick Marty që kanë të bëjmë me trafik të organeve dhe kjo nuk ekziston si akuzë. Kjo gjykatë nuk ka mekanizma mbikëqyrës, kuvendi i Kosovës që krijoi këtë gjykatë nuk kryen mbikëqyrjen e kësaj. Kjo gjykatë është në duart e BE sa i përket financave, ndërsa sa i përket përmbajtjes kjo gjykatë e ka zyrën ne Beograd dhe shërbehet nga dezinformacione të Serbisë dhe mbi këto dezinformacione ngihen akuza ndaj krerëve të UÇK-së. Ajo që ndodh në Hagë është  e paprecedentë. Kemi një trup gjykuese dhe prokurori të tërbuar që shkel të gjitha ligjet dhe parimet ndërkombëtare. Këto akuza bazohen në fakte dhe urrejtjen e shohim në fytyrat e gjykatësit dhe prokurorit nuk kuptohet kush është njëri dhe tjetri”, tha ai.

/rtsh.al/