RTSH 24 Live

Europë

Sulmi terrorist në Ankara, Turqia bombardon objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri

10 orë para

Sulmi terrorist në Ankara, Turqia bombardon objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri

Forcat ajrore të Turqisë goditën të mërkurën objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri në hakmarrje për sulmin ndaj një kompanie kryesore të mbrojtjes shtetërore, që një ditë më parë la pesë persona të vrarë dhe shumë të plagosur.

Ministria e Mbrojtjes tha se mbi 30 objektiva u shkatërruan në ofensivën ajrore, por nuk dha detaje mbi vendet që u goditën.

Sulmi erdhi disa orë pasi militantët e dyshuar kurdë vendosën eksplozivë dhe hapën zjarr në kompaninë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes TUSAS. Dy sulmuesit, një burrë dhe një grua, u vranë gjithashtu, tha ministri i brendshëm Ali Yerlikaya.

Bëhet fjalë për 32 pozicione të PKK-së dhe aleatëve të saj, në Irakun verior dhe në territorin e Sirisë, pak orë pas sulmit në Ankara, i cili i mori jetën e pesë personave dhe i atribuohet lëvizjes së armatosur separatiste kurde nga autoritetet turke.

“Siç lejohet nga e drejta jonë për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një operacion ajror u krye kundër objektivave terroristë në Irakun verior dhe Siri (…) dhe gjithsej 32 objektiva terroristë u shkatërruan me sukses”, tha ministria turke në një deklaratë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya tha dje se autorët e sulmit në kryeqytetin turk ka shumë gjasa të kenë qenë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Sipas autoriteteve, pesë viktimat ishin katër punëtorë të ndustrisë turke të mbrojtjes TUSAS dhe një shofer taksie. Autorët ishin dy burra dhe një grua.

/rtsh.al/