RTSH 24 Live

Europë

Bisedë telefonike Meloni - Erdogan për Lindjen e Mesme dhe refugjatët sirianë

22/10/2024

Bisedë telefonike Meloni - Erdogan për Lindjen e Mesme dhe refugjatët sirianë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan .

Në një deklaratë të qeverisë italiane, theksohet se gjatë bisedës iu referua marrëdhënieve dypalëshe dhe vullneti për forcimin e tyre, ndërsa Georgia Meloni ftoi presidentin turk të vizitojë Italinë, me rastin e konferencës ndërqeveritare të të dyve.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për situatën në Lindjen e Mesme.

Meloni përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe, në të njëjtën kohë, nënvizoi nevojën për të rritur ndihmën për popullsinë civile të prekur.

U shfaq një vullnet i përbashkët për të bërë përpjekje për një armëpushim në Gaza dhe Liban.

Kryeministri italian, siç thuhet në njoftim, theksoi rolin kyç të Unifil dhe nevojën për të garantuar sigurinë e këtij misioni ndërkombëtar.

Më në fund, Meloni dhe Erdogan "shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën e refugjatëve sirianë në rajon dhe se si të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

/rtsh.al/