Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, ka paralajmëruan Iranin për pasoja, pas sulmit me raketa.
"Ne jemi në gatishmëri të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne do të mbrojmë qytetarët e shtetit të Izraelit. Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që vendosim”, tha ai.
Sipas Izraelit, rreth 200 raketa u lëshuan nga Irani, ndërsa Hagari theksoi se nuk ka raportime për viktima nga sulmi.
Ai shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Izraeli përballej me një kërcënim nga Irani.
"Ne jemi gati për ta," tha ai.
Irani nisi një sulm me raketa ndaj Izraelit, në përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve, sipas medias shtetërore iraniane.
/rtsh.al/