RTSH 24 Live

Kosovë

Sulmi në veri të Kosovës, Guterres: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

18/04/2024

Sulmi në veri të Kosovës, Guterres: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër përmes një raporti , incidentin e rëndë të sigurisë më 24 shtator në Banjskë, që çoi në vrasjen tragjike të oficerit nga Kosova.

Në raportin i cili do të diskutohet më 22 prill në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i bëhet thirrje Serbisë, të përfundojë hetimet dhe të sjell terroristët serbë para drejtësisë pa vonesë. Ndër të tjera përmenden zgjedhjet dhe situata e sigurisë në veri, heqja e dianrit nga sistemi i pagesave, vendimi për manastirin e Deçanit dhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE.

Publikimi i raportit me thirrjet ndaj Serbisë vjen ndërkohë që edhe Departamenti amerikan i Shtetit i tërhoqi vërejte Beogradit duke i thënë që të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, duke shtuar se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

Dy ditë më parë autoritetet serbe ndaluan më shumë se 1400 qyetatë të Kosovës, mes tyre edhe 4 police dhe zëvendësdrejtorit të Policisë nga radhët e serbëve.

Më herët gjatë ditës thirrje për lirimin e Dejan Jankoviçit bënë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffery Hovenier, e ai gjerman Jorn Rohde, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se ai dhe të tjerë janë ndaluar për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

/rtsh/