RTSH 24 Live

Rajon

Sulmi në Banjskë, Gjermania thirrje Serbisë: Hetimi i një rëndësie vendimtare

08/02/2024

Sulmi në Banjskë, Gjermania thirrje Serbisë: Hetimi i një rëndësie vendimtare

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha në Beograd se hetimi për ngjarjet në Banjskë të Kosovës. “Është e rëndësishme dhe është e nevojshme për Serbinë që të vazhdojë të hetojë ngjarjet e 24 shtatorit, dhe kjo është e një rëndësie vendimtare”, tha Pistorius gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kosova fajëson Serbinë se qëndron prapa kësaj ngjarjeje, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë tha po ashtu se është e rëndësishme që Serbia të reduktojë praninë ushtarake në kufi me Kosovën. Po ashtu, ai bëri thirrje për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe për rikthimin e palëve në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto deklarata ai i bëri pas një takimi që zhvilloi në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Duke frt5 Bankës Qendrore të Kosovës.

“Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen edhe më tej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes. Zyrtari i lartë gjerman sërish i bëri thirrje Serbisë që të miratojë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

I pyetur për ndikimin rus, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ndikimi ekonomik i Rusisë në Serbi është shumë herë më i vogël sesa i Gjermanisë. Ndërkaq, sa i përket ndikimit politik, Vuçiq tha se nuk mund të flasë për të gjithë aktorët, por theksoi se ndoshta Rusia mund të ketë ndikim te disa, e te disa të tjerë jo.

Lideri serb tha se vetëm populli i Serbisë ka ndikim në kryeministren, presidentin, Parlamentin e shtetit. “Askush nuk mund të më jap urdhra nga Uashingtoni apo nga Moska, nga Berlini, apo askund tjetër. Serbia i merr vetë vendimet pa ndikimin e askujt”, tha ai.

/RTSH/