Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se "dhjetëra" raketa janë lëshuar drejt Izraelit, duke kërcënuar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.
Ata e përshkruajnë sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten “dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez”.
Sipas tyre, forcat ajrore kishin shënjestruar "baza të rëndësishme".
Irani ka nisur një sulm me raketa në Izrael. Sulmi vjen pasi trupat izraelite kanë pushtuar Libanin, në atë që ushtria izraelite e quan një operacion tokësor "të kufizuar, të lokalizuar dhe të shënjestruar" kundër Hezbollahut.
/rtsh.al/