RTSH 24 Live

Botë

Sulmi i Iranit, Shtëpia e Bardhë: Biden udhëzoi ushtrinë amerikane për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit

01/10/2024

Sulmi i Iranit, Shtëpia e Bardhë: Biden udhëzoi ushtrinë amerikane për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka udhëzuar  ushtrinë amerikane që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit, teksa Irani sulmoi vendim me dhjetëra raketa. Biden mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa SHBA kishte paralajmëruar më herët Izralein për një sulm të mundshëm nga Irani.

Zëvendëspresidentja dhe unë mblodha ekipin tonë të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar planet iraniane për të nisur një sulm të menjëhershëm raketor kundër Izraelit. Ne diskutuam se si Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon”, shkruan Biden në X.

Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj Izraelit, në përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve, sipas medias shtetërore iraniane.

/rtsh.al/