Një situatë të vështirë dhe të frikshme e ka konsideruar Jeta Gashi, shqiptarja që jeton në Izrael, gjendjen e krijuar si pasojë e sulmeve me raketa nga Irani. Në një lidhje me RTSH24 ajo tregon për se kane qëndruar në dhomën e sigurimit për rreth dy orë.
“Ka dy ore që jemi në një sulm të tmerrshëm të Iranit që kanë gjuajtur pa pushim rreth 200 raketa. Të gjitha zonat e Izraelit janë prekur. Kemi qëndruar mbyllur në dhomën e sigurimit. Ishte e tmerrshme. Situatë shumë e vështirë dhe e frikshme. Na kanë njoftuar që duhet të jemi gjithmonë afër zonës së sigurimit”, u shpreh ajo.
Irani lëshoi të paktën 200 raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa sulmin e konsideroi si hakmarrje pas vrasjes së liderave të Hamasit dhe Hezbollahut. Izraeli u përgjigj duke paralajmëruar se do t’i përgjigjet këtij sulmi. Sipas të dhënave të deritanishme, nuk raportohet për viktima nga sulmi iranian.
/rtsh.al/