Ambasada shqiptare në Izrael ka njoftuar qytetarët shqiptarë që jetojnë atje që t’i drejtohen për nevojat emergjente që mund të kenë, pas situatës së krijuar si pasojë e sulmeve të Iranit.
Ambasada ka publikuar numrat e telefonit dhe adresat e emailit që janë në dispozicion të shqiptarëve në Izrael, teksa sugjeron që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhet në aplikacionin WhatsApp apo në telefonat celularë.
Njoftimi i plotë i Ambasadës:
Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:
+972 544806601
+972 549042813
si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
embassy.telaviv@mfa.gov.al
Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në ËhatsApp apo në telefonat celularë.
Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.
Faleminderit!
/rtsh.al/