RTSH 24 Live

Botë

Sulmet ruse, Zelensky thirrje për përshpejtimin e dërgesave të armëve: Çdo vonesë, humbje njerëzore

30/06/2024

Sulmet ruse, Zelensky thirrje për përshpejtimin e dërgesave të armëve: Çdo vonesë, humbje njerëzore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën ka kërkuar nga aleatët e tij perëndimorë që të përshpejtojnë dërgesat e armëve për forcat ukrainase, pas sulmeve të reja vdekjeprurëse ruse.

“Vendimet që duhet të marrim duhet të përshpejtohen. Çdo vonesë në vendimmarrje në këtë luftë do të thotë humbje jetësh njerëzore”, theksoi Zelensky, duke bërë thirrje për dërgimin e armëve për të shkatërruar raketat ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, njëmbëdhjetë persona u vranë, në sulmet ruse në një qytet në rajonin e Zaporizhia dhe fshatra në rajonin Donetsk të Ukrainës jugore dhe lindore.

Gjithashtu, nga bombardimet ruse u plagosën dhjetë persona dhe u dëmtuan disa ndërtesa, përfshirë edhe ndërtesa banimi.