RTSH 24 Live

Botë

Sulmet e Izraelit në Liban, Iraku kërkon takim në OKB. Turqia: Lindja e Mesme po futet në kaos

3 orë para

Sulmet e Izraelit në Liban, Iraku kërkon takim në OKB. Turqia: Lindja e Mesme po futet në kaos

Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani ka kërkuar takim urgjent të liderëve arabë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pasi Izraeli intensifikoi sulmet e tij në Liban.

Iraku kërkon takim urgjent “të liderëve të delegacioneve arabe… për të shqyrtuar pasojat e agresionit sionist ndaj popullit tonë paqësor në Liban dhe për të punuar së bashku për të ndaluar sjelljen e tij kriminale”.

Ndërkaq, Turqia ka paralajmëruar se sulmet e Izraelit ndaj Hezbollahut kërcënojnë ta fusin gjithë Lindjen e Mesme në kaos.

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit shënojnë një fazë të re në përpjekjet e tij për të tërhequr të gjithë rajonin në kaos. Është e domosdoshme që të gjitha institucionet përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, si dhe komuniteti ndërkombëtar, të marrin masat e nevojshme pa vonesë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, pritet të fokusohet në luftën e Gazës.

/rtsh.al/